Ushtari ukrainas me një të shtënë të vetme godet dronin kamikaz rus, shpërthen pak metra larg tij

Ky është momenti kur një ushtar ukrainas ikën për të shpëtuar jetën nga një dron kamikaz rus, përpara se ta rrëzojë me një të shtënë të saktë.

Pamjet në vijën e frontit tregojnë momentin rrëqethës kur një ushtar ukrainas sheh armën vdekjeprurëse në qiell.

Në videon që qarkullon në mediat sociale, ushtari shihet duke kërcyer nga automjeti i tij dhe duke qëlluar disa herë në drejtim të pajisjes.

Pastaj ai vrapon për të shpëtuar jetën e tij poshtë rrugës ndërsa droni kamikaz rus duket se e ndjek. Ushtari kthehet dhe qëllon edhe një herë drejt dronit.

Ai godet objektivin me një të shtënë dhe droni shpërthen vetëm pak metra larg tij.

Ushtari shikon i lehtësuar ndërsa topi i zjarrit bie me pjesë mekanike menjëherë pas automjetit të tij.

Nuk është e qartë se ku në vijën e frontit ndodhi incidenti ose kush e filmoi momentin e jetës a të vdekjes.

Dronët kamikaz janë mjete ajrore pa pilot me një përdorim, dhe marrin emrin e tyre nga pilotët luftarakë japonezë që fluturuan në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.