Luftëtari i orëve të para të UÇK-së në Drenicë, Shaban Durmishi, mbështetës i Rexhep Selimit viteve të kaluara, e ka sulmuar ashpër atë pas deklaratave për raportet e presidentit Thaçi dhe komandantin legjendar Adem Jashari.
Durmishi ka thënë se ato që i ka thënë Rexhep Selimi nuk janë aspak të vërteta, duke shtuar se Selimi është vetëm një profiter klasik, gjatë dhe pas luftës, pa asnjë lloj kontributi pozitiv. Ish-ushtari i UÇK-së nga Drenica, i cili ishte mbështetës i Rexhep Selimit në të kaluarën, në një reagim dërguar mediave ka thënë i vjen turp që e ka votuar dhe mbështetur atë më 2010 dhe 2017.
“Alfa dhe omega e aktivitetit tënd politik është goditja tinëzare, tradhtare e miqve pas shpine për përfitime ditore politike, të verbra dhe afatshkurtra”, i ka thënë Durmishi – Selimit, duke shtuar se kurrë më s’ke për të fituar vota, as mbështetje në kurriz të sharjeve, shpifjeve ordinere ndaj Thaçit dhe as mbi gjakun dhe sakrificën sublime të Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Ky është reagimi i ushtarit të ditëve të para të UÇK-së, Shaban Durmishi, kundër Rexhep Selimit:
“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Edhe po të ishte, do të ishte për shkak të egoistëve, spiunëve, nxitësve, injorantëve të sojit tënd Rexhep Selimi (një profiter klasik, gjatë dhe pas luftës, pa asnjë lloj kontributi pozitiv)!. Nuk e di pse alfa dhe omega e aktivitetit tënd politik është goditja tinëzare, tradhtare e miqve pas shpine për përfitime ditore politike, të verbra dhe afatshkurtra! Sepse unin dhe egon personale Rexhë e ke vënë mbi çdo gjë dhe para çdo interesi tjetër qoftë i vendit apo i qytetarëve!
Ti mendon që të gjithë shqiptarët duhet të sillen rreth teje Rexhë, përfshirë edhe Presidentin Thaçi, por ti nuk je qendra, as nuk ke për të qenë, prandaj je injorant, egoist, matrapaz dhe shpifës ordiner! Edhe ata dije që kishe ta ka izoluar urrejtja e vërber ndaj Hashim Thaçit vetëm e vetëm pse nuk je në vend të tij!
Dhe s’ke për të qenë kurrë! Kurrë më s’ke për të fituar vota as mbështetje në kurriz të sharjeve, shpifjeve ordinere ndaj Thaçit apo secilit individ tjetër! As mbi gjakun dhe sakrificën sublime të Adem Jasharit dhe familjes së tij, as mbi gjakun dhe sakrificën shekullore të Drenicës heroike. Prandaj kot e ke. Ke pasur, ke dhe do të kesh zero mbështetje nga Drenica, sa t’jesh gjallë!
Pse? Sepse Drenica të njeh mirë kush ishe dhe kush je! Me vjen turp që të kam mbështet në dy palë zgjedhje, ama kurrë s’do ta kesh më mbështetjen time as të miqve të mi e as Drenicës! Zero vota, zero mbështetje për përçarës, shpifës e nxitës të urrejtjes si ti Rexhë! Merru me program, ide, vizion, afro njerëz të ditur e të ndritur afër vetës e jo me Hashimin krejt jetën, sepse kur e shan Hashimin e ke sharë Drenicën 90% Rexhë, sepse Drenica e ka votuar dhe mbështet masovikisht Hashimin përfshirë edhe ty dhe familjaret tuaj 90%! Mjerimi dhe turpi s’paskan fund! Mos e nxirr unin, egon, urrejtjen personale para dijes Rexhë, se faturën do ta paguash vetë (zero vota ne Drenice).
Ti s’ke asnjë të drejtë morale as njerëzore me shpif pa asnjë fakt dhe argument gjithë jetën! Edhe ashtu nuk të ndezin më, sepse të njeh gjithë Drenica e Kosova! Ty votat t’i bën Albini, duke i keqpërdor brenda llojit vetëm pse i duhesh me sha Hashimin dhe me shpif! Turp për ty Rexhë! Po me vjen turp që të kam votuar dhe mbështet më 2010 dhe 2017! Kthejua tokën që ua ke plaçkitë nipave të Sadrihoteve, Rexhë, tokën me tapi 140 hektarë dhe për të cilën tokë janë vrarë nga Rankoviqi Rexhep Hoti me 4 vëllezërit e tij!
Arsyetimi politik i serbit kur u kishte marr me force tokën dajave të mi, nipave tuaj Sadrihoteve të Resnikut me 1958 ishte: “Ju konfiskohet toka, sepse Rexhep Hoti ishte një nga armiqtë më të mëdhenjë të Jugosllavisë.“ Më 1958 ua konfiskoj me dhunë serbi, kurse me 2012 ti Rexhë dmth me këtë rast i bie se veprimet e tua janë analoge me ato të Rankoviqit apo ??? Kush je ti Rexhep Selimi ???
Shaban Durmishi, ushtar i ditëve të para të UÇK-së.”