Një person është plagosur nga arma e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës.
Për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka theksuar se rasti nga ndodhur rreth orës 14:30.
Sipas Pllanës, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, ka thënë Pllana.
Burime të Klanit kanë bërë të ditur se i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.
Të dy, gjithmonë sipas burimeve të televizionit, kanë qenë jashtë orarit të punës.











