Ushtarët shqiptarë e austriakë dislokohen në Kosovë, zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke

KFOR ka bërë të ditur se ushtarët shqiptarë dhe austriakë të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe, kanë përfunduar sot dislokimin e tyre në Kosovë në mbështetje të këtij misioni, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke.

Në njoftimin e KFOR-it është thënë se forca rezervë përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm, rotacion i cili ndihmon që ato të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë.

‘‘Forca Rezervë Operacionale (ORF) përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm. Rotacioni i trupave ndihmon që ato të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë, në mënyrë që të përmbushin mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara të KFOR-it, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999’’, thuhet mes tjerash nga KFOR.

The post Ushtarët shqiptarë e austriakë dislokohen në Kosovë, zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke appeared first on Kosovapost.net.