KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të këtij misioni, kanë kryer një patrullim të pavarur përgjatë vijës kufitare në veri të Kosovës.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë thotë se patrullime të tilla janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në rajon.
“Patrullime të tilla, të kryera rregullisht, janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në rajon. Ato luajnë një rol jetësor në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thotë KFOR-i në njoftim.
Ky mision paqeruajtës në Kosovë ka ripërsëritur se vazhdon të zbatojë mandatin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thotë KFOR-i.
The post Ushtarët polak të KFOR-it në patrullime përgjatë kufirit në veri të Kosovës appeared first on Kosovapost.net.