Ushtarët moldavë të KFOR-it patrulluan në Gjakovë

Ushtarët moldavë të Komandës Rajonale të misionit KFOR kanë kryer një patrullim në komunën e Gjakovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitete të tilla, të kryera rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W, njofton Dukagjini.

Po ashtu thuhet se këto aktivitete dëshmojnë për angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.