Ushtarët izraelit kanë qëlluar një palestinez adoleshent i cili ishte i prangosur dhe kishte një shami të sy. I riu po mundohej të ikte pasi ishte ndalur për hedhje gurësh në Bregun Perëndimor.
Ai ishte ndaluar nga forcat izraelite pasi që ishte qëlluar një herë, por më pas ishte evakuuar nga palestinezët që të merrte tretman mjekësorë afër Bethlehemit.
Një dëshmitar thotë për agjencinë e lajmeve Reuters se djali palestinez kishte vetëm 15 vjet. Ai ishte qëlluar në pjesën e poshtme të trupit.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha në një deklaratë se kishte pasur hedhje masive të gurëve ndaj forcave ushtarake. Në deklaratë thuhet që incidenti do të hetohet.
Ndryshe ushtria izraelite në shumë raste hap zjarr ndaj civilëve në Gaza dhe Bregun Perëndimorë.
Israeli soldiers shoot bound, blindfolded Palestinian teen trying to flee https://t.co/VHDONZ9OvI pic.twitter.com/8YUGT7aYgY
— Haaretz.com (@haaretzcom) April 22, 2019
Lajm