Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime të rrgullta në Kosovën perëndimore

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë kryer ushtrime të rregullta në të gjithë Kosovën perëndimore.

Siç ka njoftuar KFOR-i, trajnimi është përqendruar në aktivitetet e mbikëqyrjes përmes patrullave të hipura dhe të zbritura, që synojnë ruajtjen e aftësive operacionale të KFOR-it në monitorimin dhe kontrollin e zonës.

“Patrullime të tilla janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme dhe të paanshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale-Perëndim, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: