Ushtarët e FSK-së me trajnim të avancuar për kërkim-shpëtimin malor

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar ushtrimin dy javor për avancim në fushën e kërkim-shpëtimit malor.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në operacionet malore të kërkim-shpëtimit, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente.

“NTrajnimi përfshiu skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe procedurat standarde të operacioneve malore, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes së pjesëtarëve nga FSK dhe Turqia të angazhuara në këtë trajnim”, ka shkruar Maqedonci.