Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it stërviten në Bondsteel për situata emergjente

Task-Forca Mjekësore e Komandës Rajonale Lindje (RC-E) e misionit paqeruajtës të KFOR -it në Kosovë ka zhvilluar sot një stërvitje Masive të Viktimave (MASCAL) në Kampin Bondsteel.

Aktiviteti tregoi aftësinë e personelit të KFOR-it për të menaxhuar incidente të shumta, për të ofruar kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe për të koordinuar evakuimin e pacientëve.

Ushtarët amerikanë dhe gjermanë drejtuan stërvitjen, duke punuar në koordinim të ngushtë me zjarrfikësit e Kampit Bondsteel për të siguruar një reagim të integruar dhe në kohë në emergjenca reale.

Aktivitete të tilla, të realizuara në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha njësitë e përfshira, janë jetike për ruajtjen e gatishmërisë operacionale të KFOR-it dhe angazhimin e tij për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.