Ushqime të dobishme për tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertension, ndodh kur presioni i gjakut shkakton zgjerimin e mureve të arteries. Ky presion mund të shkaktojë dëmtime të enëve të gjakut çka shpesh çon në sëmundje apo sulm të zemrës mes problemeve të tjera të rrezikshme për jetë.

Megjithatë, ka ushqime të shëndetshme që mund të parandalojnë, ulin dhe madje ta përmirësojnë dëmin e shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.

Bananet

Bananet kanë disa vitamina të shëndetshme si vitaminat C dhe B-6. Ata gjithashtu përmbajnë karbohidrate, proteina, fibra dhe magnez. Por bananet janë më të njohura për elementin që është i mirë për zemrën: Kaliumi.
Kaliumi ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut duke balancuar efektet negative të kripës. Kripa përmban ujë, gjë që mund të jetë problematike nëse veshkat tuaja nuk mund ta largojnë. Sa më shumë lëng që keni në trupin tuaj, aq më i lartë do të jetë presioni i gjakut.

Patatet

Nëse nuk ju pëlqejnë bananet, keni disa opsione të tjera për ta marrë kaliumin e rëndësishëm. Një nga këto është patatja. Një patate përmban rreth 897 mg kalium që është 25 për qind e shumës së rekomanduar. Vetëm sigurohuni që patatet të mos jenë në formë të pomfritave me shumë kripë.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ka shumë dobi në shëndetin e zemrës. Në një copë të çokollatës prej 100 gram gjenden fibra, hekur, magnez, bakër, mangan, si dhe shumë kalium, fosfor, zink dhe selen. Hulumtimet kanë zbuluar se çokollata e zezë mund të përmirësojë rrjedhjen e gjakut dhe presionin e ulët të gjakut. Një studim i vitit 2015 zbuloi se çokollata e zezë është e lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Boronicat, luleshtrydhet, mjedrat, manaferrat

Ato janë një burim i mirë i polifenoleve, sidomos antocianinës dhe fibrave. Për afro 40 vjet, fibra ka qenë e lidhur me uljen e presionit të gjakut. Mirëpo së fundmi edhe dobitë e tjera të këtyre pemëve janë lidhur me uljen e hipertensionit.