“Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë”, Hargreaves i shkon për vizitë Radoniqit në KQZ

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i ka shkuar për vizitë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në ditë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai ka uruar për një tjetër demonstrim të suksesshëm të demokracisë.

“Vizita ime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë mëngjes nënvizoi profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, policisë dhe prokurorëve, të gjithë të gatshëm që dita e sotme të shkojë pa probleme. Ka kaq shumë njerëz të përfshirë në të gjithë vendin. Uroj një tjetër demonstrim të suksesshëm të demokracisë”,thuhet në njoftimin e ambasadës për këtë vizitë, transmeton Klankosova.tv