Uran Ismaili voton: Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzoj mundësinë për ndryshim

 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar.

Ai ka thënë se shpreson që kryeqyteti ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim.

“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën në të cilën vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme. Falënderoj qytetarët që më kanë pritur mirë. Ka qenë fushatë e jashtëzakonshme, i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribu. Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzoj mundësinë e vet për ndryshim në mënyrën që të jetë qytet që dojmë me pa të zhvillum”, tha Ismaili.