Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas zgjedhjes së Bedri Hamzës në krye të partisë.
Ai tha se Hamza është një lidë ri veçantë e me integritet.
Ismaili shprehi mirënjohje edhe për udhëheqjen e Memli Krasniqit.
“Duke shprehur mirënjohje të thellë për Kryetarin Memli Krasniqi, për udhëheqjen me dinjitet dhe shembull personal, sot mirëpresim me besim të plotë zgjedhjen e Bedri Hamzës në krye të PDK-së. Një lider i veçantë, me integritet dhe të dëshmuar në kohë dhe pozicione të ndryshme. Ky është momenti i një kapitulli të ri për PDK-në, i ndërtuar mbi unitet, maturi dhe vizion. Një momentum i ri, që do të na udhëheqë drejt fitoreve të reja dhe drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Urime Kryetar i ri i PDK-së, Bedri Hamza. PDK! Përpara! Së bashku”, ka thënë Ismaili.












