Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se ndeshjen Kosovë – Turqi po e ndjek rrugës nga Haga në Prishtinë.

Ai u shpreh se nuk ka rrugë që i ndalë shqiptarët sot të festojnë këtë ndeshje historike, përcjell Klankosova.tv.

“Rrugës nga Haga në Prishtinë, por me zemër te djelmoshat tanë në fushë. Nuk ka rrugë që i ndalë shqiptarët sot të festojnë ndeshjen historike të Kosovës. Hajde shqipeee”, ka shkruar Ismaili.