Në Universitetin e Prishtinës kanë filluar provimet pranuese në disa njësi akademike. Në shumë prej fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, sot u zhvillua provimi pranues i afatit të parë për studimet e nivelit baçelor.
“Ky moment i rëndësishëm akademik u përcoll me interes të lartë, duke reflektuar përkushtimin e UP-së për të garantuar një proces transparent, profesional dhe inkurajues për maturantët”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar universiteti.
Procesi në sallat dhe ambientet ku zhvillohej testimi, u vizitua nga drejtues të lartë të UP-së.
Provimet pranuese do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim, sipas kalendarit akademik. Sivjet, Universiteti i Prishtinës ka paraparë të pranojë 5,723 studentë të rregullt në programet e nivelit baçelor.
“Studentët që do të pranohen, do të kenë fatin e mirë të studiojnë në universitetin më të madh, më të vjetër e më të suksesshëm të Kosovës dhe të renditurin më së larti nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të të gjitha viseve ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë”, thotë UPJ-ja.
The post UP-ja hap dyert për gjeneratën e re, nisin provimet pranuese appeared first on Kosovapost.net.