United i mbyll zyrtarisht derën Rashford dhe 4 të tjerëve, fanellën me nr.10 ia jep blerjes së re

Pesë lojtarë duan të largohen nga Manchester United këtë verë e mes tyre do të jetë edhe Marcus Rashford. Klubi ka marrë vendimin për sulmuesin anglez, duke i mbyllur përfundimisht derën.

Përfaqësuesit e Rashford u informuan paraprakisht për vendimin që ka marrë klubi i “djajve të kuq”. Sulmuesi Matheus Cunha, i cili erdhi këtë verë, do t’i jepet numri 10 i fanellës, numrin që mbante pikërisht Rashford.

Ndërkohë, Antony, Alejandro Garnacho, Tyrell Malacia dhe Jadon Sancho e kanë informuar klubin se duan të largohen nga Manchester United. Klubi ka shtyrë datën e kërkuar të kthimit për këta lojtarë deri në fund të korrikut.

Kjo do t’u japë atyre kohë për të eksploruar më tej zgjidhjet e mundshme. Nëse e ardhmja e tyre nuk zgjidhet gjatë kësaj periudhe, ata do të kthehen në Carrington, ku do të vazhdojnë të kenë akses të plotë në mbështetje mjekësore dhe stërvitore.

The post United i mbyll zyrtarisht derën Rashford dhe 4 të tjerëve, fanellën me nr.10 ia jep blerjes së re appeared first on Telesport.