Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë për drejtuesit e klubit.
Ai ka mbështetur drejtorin sportiv Max Eberl, duke u shprehur se nuk do të kishte dashur kurrë të ishte në vendin e tij.
“Max Eberl po punon mirë, me aq sa janë mundësitë. I kërkohet të rinovojë kontratat me Musiala-Davies, por gjithashtu të ulë sa më shumë pagat. Nuk do ta kisha pranuar si detyrë”.
“Hoeness? Po, ai fut hundët. Gjithmonë ka ndodhur kështu. Kur shkon te Bayern, e kupton se Hoeness do të vijë një ditë dhe do të heqë dikë nga puna”.
The post “Unë nuk do kisha pranuar të isha drejtor sportiv te Bayern” appeared first on Telesport.