Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Albin Kurti, se në momentin që miratohet Byroja për Konfiskim të Pasurisë, këta të dy të jenë të parët që do t’iu hetohet pasuria.
Këtë thirrje ai e adresoi nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës së sotme plenare.
“Tek Byroja e Konfiskimit, shumë është duke u folur. Ju them këtu publikisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta votojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë. I them publikisht kryeministrit, le të jem unë i pari si zyrtar publik dhe ky i dyti, të na hetohet pasuria, e ta këqyrim si është arritur ajo pasuri. Sa ka ky, e sa kam unë. E mos të manipulohet në këtë temë, për shkak se është temë puro politike që të drejtohet gishti”, u shpreh Tahiri.










