Ulutash takohet me ambasadorin e Zvicrës, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Gjatë vizitës, sipas njoftimit të KFOR-it, diskutimet mes Ulutashit dhe Sprecher u fokusuan në situatën e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të sigurt, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj misionit.

“Vizita nënvizoi bashkëpunimin e fortë midis KFOR-it dhe vendeve partnere në avancimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ishte rasti edhe që gjeneral Ulutash të shpreh mirënjohje për angazhimin e Zvicrës në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.