Ulutash priti në takim komandantin e forcave tokësore turke, diskutuan për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, të enjten prit në takim komandantin e forcave tokësore turke, Metin Tokel.

Gjatë takimit, siç bën të ditur KFOR-i, Ulutash informoi Tokelin për situatën e sigurisë në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve turq, duke nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Turqisë ndaj KFOR-it.