Forcat ruse përdorën një raketë balistike.
Një raketë ruse e lëshuar të martën në qytetin lindor të Ukrainës, Izyum, vrau të paktën katër persona dhe plagosi 20 të tjerë, thanë autoritetet rajonale ukrainase.
Izyum, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 45 mijë banorësh, u pushtua për disa muaj pasi Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë. Ukraina e çliroi qytetin në shtator të vitit 2022.
“Sipas raportimeve fillestare, pushtuesit përdorën një raketë balistike. Katër persona u vranë”, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit të Kharkiv-it, Oleh Syniehubov, duke shtuar se pesë persona ishin shtruar në spital.
Në një përditësim të mëvonshëm, Syniehubov tha se 20 njerëz ishin plagosur në sulmin që synonte qendrën e Izyum-it, e cila shtrihet rreth 40 kilometra nga vija e frontit.