Ushtria ukrainase ka goditur një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë në Volgograd për herë të dytë në tre ditë në një përpjekje për të dobësuar makinën ruse të luftës, shkruan Euroneës.com.
Sulmi, i kryer të dielën mbrëma, goditi një fabrikë që përpunon rreth 6% të naftës ruse , duke sjellë një pengesë të madhe për industrinë energjetike të vendit.
Sipas kreut të rajonit të Astrakhanit të Rusisë, sulmi shkaktoi zjarre në rafineri dhe ndërpreu fluturimet nga lumi Vollga në malet e Kaukazit.
Ndërkaq, autoritetet ruse njoftuan se bëhet fjalë për një zjarr të vogël në rafinerinë e Volgogradit gjatë sulmit. Përveç kësaj, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore përgjuan dhe shkatërruan 70 dronë ukrainas , duke përfshirë 25 mbi rajonin e Volgogradit, 27 mbi rajonin e Rostovit dhe shtatë mbi rajonin e Astrakhanit.