Ukraina harton listën e të burgosurve rusë për ti shkëmbyer me ata ukrainas

Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës ka hartuar një listë të të burgosurve rusë të luftës që mund të bëhen pjesë e një shkëmbimi me Rusinë.

Kievi dhe Moska ranë dakord dje për të shkëmbyer 1 mijë të burgosur ukrainas për 1 mijë të burgosur rusë gjatë bisedimeve që u zhvilluan në Turqi.

Ministria e Çështjeve të Brendshme e Ukrainës po përgatitet të presë ushtarët ukrainas.

“Përveç të tjerash, po përgatiten infrastruktura, vendndodhjet dhe stafi mjekësor i nevojshëm për të pritur, shoqëruar dhe rehabilituar ushtarët tanë”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ditës, kreu i inteligjencës ukrainase, Kirill Budanov, shprehu shpresën se shkëmbimi do të realizohej javën e ardhshme.