“Ne zhvilluam një takim me presidentin e SHBA-së dhe ramë dakord të përpiqemi të organizojmë një dialog përgjatë vijës aktuale të frontit. Ky ishte sinjali që presidenti Trump i dha ekipit të tij – edhe publikisht. Vija e frontit mund të bëhet pika fillestare për diplomacinë”, theksoi lideri ukrainas, raporton skynews.

Zelensky e ka lidhur drejtpërdrejt vonesën e SHBA-së për t’i ofruar Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, me një ftohje të dukshme të angazhimit të Rusisë në bisedimet për paqe.

Udhëheqësi ukrainas tha se Rusia “thuajse automatikisht u bë më pak e interesuar për diplomaci” kur u bë e qartë se thirrja telefonike e presidentit rus, Vladimir Putinit me Donald Trumpin kishte shtyrë çdo vendim për t’ia dhënë Ukrainës raketat Tomahawk.

“Rusia po bën sërish gjithçka që të heqë dorë nga diplomacia”, tha ai në adresimin e së mbrëmjes.

Komentet e Zelenskyt erdhën pas lajmeve se janë pezulluar përgatitjet për zhvillimin e bisedimeve SHBA-Rusi të planifikuara të mbahen në Hungari.