Ukraina bombardon bazën e trupave ruse në Melitopol

Shpërthime te fuqishme janë raportuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në perimetrin e aeroportit të Melitopolit, një qytet në juglindje të Ukrainës.

Melitopoli është pushtuar nga ushtria ruse e cila ka vendosur trupat e Federatës.

Shpërthimi u raportua nga Ria Melitopol duke publikuar video dhe foto.

Një kolonë e madhe tymi është ngritur mbi zonën e aeroportit.

Pasojat e sulmit janë të dukshme edhe dhjetëra kilometra larg Melitopolit.

Related Posts