Uki Latifi flet hapur për zhgënjimet në jetë dhe në dashuri (VIDEO)

Këngëtari Uki Latifi ka folur hapur për jetën dhe përvojat personale, duke treguar nëse ka qenë ndonjëherë i zhgënjyer.

Në një intervistë për emisionin “Weekend”, ai tha se gjatë jetës ka kaluar situata të ndryshme zhgënjimi, si në raportet profesionale ashtu edhe në jetën personale.

“Po mendoj se shumica prej nesh gjatë jetës kanë situata zhgënjyese. Edhe unë kam pasur situata të tilla në rrethin shoqëror, pak më pak. Në jetën romantike dhe emocionale kam qenë i zhgënjyer ndonjëherë, por edhe në raportet e punës me kolegë. Por të gjitha këto të bëjnë më të fortë dhe më të mprehtë në mendime”, tha mes tjerash artisti./Klankosova.tv

Ndiqni intervistën e plotë: