Opinionistja Elena Uka në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka thënë se protesta e 14 shtatorit kundër Gjykatës Speciale në Hagë po shërben si një moment rikonfirmimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas saj, vendimi i gjykatës nuk shihet si legjitim, ndërsa protesta është një sinjal se qytetarët dhe veteranët po i japin UÇK-së një mbështetje më të madhe se në të kaluarën, kur ajo shpesh ishte demonizuar.
“Kjo protestë tregon se tek ne nuk ka gjykatë dhe se vendimi i Speciales nuk është i legjitimuar. Është vonuar si protestë, ndoshta neve na është dashur kohë të rizgjohemi, por tani po shihet se populli dhe veteranët e UÇK-së po marrin një rikonfirmim që kanë mbështetje më të madhe se më herët, në një kohë kur UÇK-ja ishte demonizuar”, tha Uka.