Uk Lushi: Ngërmuesit e Gjykatës Speciale e kërcënuan mjekun

 

Veprimtari Uk Lushi ka komentuar një sekuencë kur hetuesi i Gjykatës Speciale ia tërheq vërejtjen një mjeku tek sa ky i fundit po përshëndetej me Hashim Thaçin që kishte ardhur ta shihte prindin e tij të shtrirë në spital.

Sipas Lushit kjo sjellje e Speciales, “si banditi me gisht, mos u çudisni kur Specialja do t’ju dënojë shtetin me verdikt si shtet kriminal. Hashim Thaçi dhe shokët e tij në Hagë nuk janë vetëm individë, por janë JU!”

E plotë:

Sot ngërmuesit e Gjykatës Speciale e kërcënuan para syve tuaj mjekun, profesionin i cili nuk kërcënohet as nga pushtuesi në kohë lufte. Nëse shteti i Kosovës nuk i zbut egërsirat e Speciales si banditi me gisht, mos u çudisni kur Specialja do t’ju dënojë shtetin me verdikt si shtet kriminal. Hashim Thaçi dhe shokët e tij në Hagë nuk janë vetëm individë, por janë JU!