“Ujqërit” arrijnë fitoren e parë në PL pas 20 javësh. Broja titullar, por Burnley është drejt rrugës për në Championship

Armando Broja e nisi vitin 2026 si titullar për Burnley, në transfertën ndaj Brighotn, ku vendasit fituan 2-0. Broja luajti për 64 minuta, por pa arritur dot të gjejë golin.

Burnley renditet në vendin e 19-të me vetëm 12 pikë dhe rënia në Championsho duket e pashmangshme. Brighton shënoi nga një gol në secilën pjesë dhe pas kësaj fitoreje renditet në vendin e 8-të me 28 pikë duke qenë në lojë për një vend për në Kupat e Europës.

Ndërkohë, viti 2026 ka nisur me një befasi të bukur për Wolves. “Ujqërit” kanë marrë fitoren e parë për këtë sezon pas 20 javësh, duke mposhtur në shtëpi 3-0 West Ham, falë tre golave në pjesën e parë, por sërish renditen në fund me vetëm 6 pikë.

The post “Ujqërit” arrijnë fitoren e parë në PL pas 20 javësh. Broja titullar, por Burnley është drejt rrugës për në Championship appeared first on Telesport.