Bujqit në Krushë të Madhe të Rahovecit gjatë punimit në ara kanë parë disa ujq, madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.
Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit Selami Hoti.
“S’po duket të jetë vit i mbarë, ujqërit në verë. të uritur apo të trazuar!?”, shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka treguar eksperiencën jo të këndshme që ka pasur kushëriri i tij me kafshët e egra.
“Ditë më parë, kushëri im, Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka me kabinë) dhe kishte shpëtuar nga më e keqja”.
Si pasojë e shfaqjes së këtyre egërsirave Hoti thotë se kanë mbetur edhe arat pa u lëvruar.
“Kjo është përsëritur edhe në ditët në vijim dhe si pasojë ara i ka ngelur e pa lëvruar, por Enveri ka ngelur i traumatizuar nga kjo dukuri si dhe frikësohet që mos t’a pësojnë fëmijët”.
Në fund kryetari i Krushës iu ka bërë thirrje bujqve që të kenë kujdes gjatë punimit të tokës.