Uji i ngrohtë-një tretës i mirë

Një gotë me ujë të ngrohtë është kura më e mirë për tretjen, refluksin, aciditetin në stomak, madje edhe për ankthin apo sulmet e panikut.
Teksa lexoni këto rreshta mund të mendoni sa e pamundur duket që të pihet një gotë e plotë me ujë të ngrohtë.
E vërtetë, por për tretjen dhe probleme të ngjashme, kjo gotë mirëbërëse duhet pirë me gllënka të vogla të cilat japin një çlirim të menjëhershëm.
Shumë njerëz besnikë të një stili të shëndetshëm jetese e pinë një gotë me ujë të nxehtë që në mëngjes ose përpara se të flenë.
Uji duhet të ketë temperaturën  mes 50°C dhe 60°C. Temperatura më të larta janë të rrezikshme.
Për të kënaqur qiellzën tuaj ju mund të shtoni pak limon që të përfitoni edhe vitaminën C.
Më poshtë do të gjeni përfitimet që i vijnë organizmit nga uji i ngrohtë.
Ndihmon tretjen
Pirja e ujit të nxehtë qetëson dhe aktivizon sistemin tretës.
Uji është mbi të gjitha një lubrifikant për sistemin tretës.
Uji vërshon në stomak dhe zorrë, i hidraton dhe pastron ato.
Uji i ngrohtë shpërbën çdo lloj mbetje ushqimore që pengon tretjen.
Zhbllokon hundët
Nxehtësia e ujit dhe avulli zhbllokon rrugët e frymëmarrjes, madje zbut edhe dhimbjen e kokës si pasojë e sinozitit.
Pirja e ujit të nxehtë ngroh të gjithë zonën e frymëmarrjes madje zbut edhe fytin e thatë.
Qetëson sistemin nervor
Pirja e ujit të nxehtë qetëson sistemin nervor dhe lubrifikon trupin.
Kur sistemi nervor është i shëndetshëm, do të keni më pak dhimbje apo sulme paniku gjatë ditës.
Njerëzit që vuajnë nga artriti mund ta përdorin ujin për të qetësuar sistemin e tyre nervor.
Kuron konstipacionin
Uji i nxehtë ndihmon lëvizjen e zorrëve dhe nxjerren e mbetjeve ushqimore të bllokuara në to.
Pirja e rregullt e ujit të nxehtë ju mbron nga konstipacioni.
Ndihmon për rënien në peshë
Pirja e ujit të nxehtë zgjon sistemin e temperaturës së brendshme trupore.
Trupi e kompenson temperaturën e nxehtë duke ulur temperaturën e brendshme dhe si rrjedhojë aktivizon metabolizmin.
Zorrët lëvizin rregullisht dhe largojnë edhe lëngjet e akumuluara përgjegjëse deri në një pikë për peshën trupore.
Pirja e ujit të nxehtë ka një sërë përfitimesh, por nuk është një kurë magjike.
Nëse pini ujë tepër të nxehtë do të dëmtoni indet e ezofagut, digjni qiellzën dhe gjuhën.
Është shumë e rëndësishme që të tregoni kujdes me temperaturën e ujit përpara se ta pini atë.