Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, duke përshëndetur shpalljen e konkurseve për 121 vende pune në katër komunat në veri të vendit: Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan, përcjell KosovaPost.
Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka formuar njësitë punuese për të ofruar shërbime në këto komuna dhe ka hapur konkurset që ndahen në dy faza. Konkursi për 68 vende pune mbyllet të premten, më 8 gusht, ndërsa ai për 53 pozitat e mbetura mbyllet më 19 gusht.
“Ujësjellësi Rajonal ‘Mitrovica’ ka hapur konkurse për 121 vende pune në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Janë formuar njësitë punuese për ofrimin e shërbimeve atje. Tani janë shpallur edhe vendet e punës. Suksese!”, ka thënë Kurti.
Ai i ftoi qytetarët që të aplikojnë në konkurset e hapura dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi punësimi në komunat ku për vite me radhë mungesa e shërbimeve bazike ka qenë problem i madh.
Të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të KRU “Mitrovica” për më shumë detaje dhe aplikim online: www.kru-mitrovica.com/konkurset.
The post Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” shpall 121 vende pune, Kurti fton qytetarët e veriut të aplikojnë (Video) appeared first on Kosovapost.net.