Uglari: Nuk ka shpjegim tjetër, shkarkimi im lidhet mos mosvotimin e Baljes për qeverinë

ë martën, kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkakrkoi nga detyra zëvendësministri në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

Ky i fundit thotë se nuk ka pasur komunikim me Kurtin dhe nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht.

Uglari shton se shkarkimi i tij nuk ka shpjegim tjëtër përveç se lidhet me mospjesëmarrjen e Duda Baljes në seancën e së dieles.

“Nuk e kam qenë i njoftuar paraprakisht se do të merret një vendim i tillë për largimin tim nga pozita e zv.ministrit sepse fundja jemi qeveri në detyrë dhe jemi bashkë në koalicion. Nuk kam arritur të flasë ende me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për arsyet e mundshme. Por, meqenëse seanca për votimin e Qeverisë së Re ishte të dielën dhe vendimi ndaj meje të hënën atëherë nuk kam tjetër shpjegim përveç se lidhet me mospraninë e kryetares së Unionit Socialdemokrat, Duda Baljes, në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u votua për qeverinë e propozuar nga mandatari Albin Kurti”, tha Uglari për KOHËN.