Gareth Bale foli hapur në një intervistë për GQ, duke rikujtuar një nga episodet më polemike të karrierës: festimin me flamurin ku shkruhej “Uellsi. Golf. Madridi. Në këtë radhë”, pas kualifikimit të Uellsit në “Euro 2020”.
“Ky slogan është e vetmja gjë për të cilën u ndjeva i kryqëzuar, – pranoi Bale. – Nuk kam luajtur kurrë 8 orë golf, gjithmonë kam qenë profesionist. Njerëzit nuk e dinë këtë dhe e shpikën atë slogan”.
Ish-lojtari i Real Madridit sqaroi se nuk ishte ai që e ngriti pankartën: “Sapo ishim kualifikuar, dikush ma vuri përpara. Çfarë duhej të bëja? Nuk mund ta hidhja flamurin e vendit tim përtokë. Në fakt nuk e preka, thjesht po festoja me miqtë”.
Reagimi në Spanjë ishte i ashpër: “Më kryqëzuan mediat. U ndjeva i sulmuar sepse gjithçka bazohej në keqinformim. Natyrisht që nuk e vë golfin mbi vendin tim apo klubin. O qesh, ose qan. Unë qesha”.
Katër ditë më pas, në “Bernabéu”, kundër Real Sociedad, Bale hyri në lojë 30 minutat e fundit: “Fillimisht më fishkëllyen, por në fund më duartrokitën. Luajta shumë mirë. Agjenti më tha: Je i veçantë, pak kush e përballon atë presion… Fatmirësisht jam i fortë mendërisht”. Sot do të shkruante: “Familja e para, golfi i dyti dhe shëndeti i treti”.
The post “Uellsi. Golfi. Madridi”; ja e vërteta e Bale për pankartën: Më kryqëzuan mediat… appeared first on Telesport.










