UEFA ka sqaruar arsyet e kartonit të kuq ndaj Lloyd Kelly. Pas një përplasjeje ajrore me Yilmaz, mbrojtësi i Juventusit ra mbi këmbën e kundërshtarit me taka, në mënyrë krejtësisht të pavullnetshme. Arbitri Joao Pinheiro fillimisht akordoi karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendosi ta ndryshojë vendimin dhe të nxjerrë karton të kuq.
Ky vendim ndikoi edhe në dënimin e lojtarit, i cili do të mungojë dy ndeshje dhe jo vetëm një. Në një komunikatë zyrtare në faqen e saj, UEFA shpjegoi motivimin e kartonit: “Lojtari i Juventusit, numri 6, duke përdorur takat pati një kontakt të fortë të parregullt me kyçin e majtë të këmbës së kundërshtarit, duke vënë qartësisht në rrezik sigurinë e tij”.
Sipas organit europian, elementi vendimtar ishte rreziku për integritetin fizik të kundërshtarit, çka justifikoi kartonin e kuq direkt.
The post UEFA shpjegon kartonin e kuq ndaj Kelly: Rrezikoi sigurinë e kundërshtarit appeared first on Telesport.










