UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë

Një raportim i ri nga UEFA ka zbuluar se, në fund të vitit financiar 2024, Chelsea ka ndërtuar ekipin më të shtrenjtë ndonjëherë.

Siç ka raportuar Sky Sports, një raportim i UEFA-s ka zbuluar koston marramendëse të ekipit të Chelseat, të cilët vlerësohen mbi 1.6 miliardë euro. 

Ky numër e lë në hije Real Madridin, të cilët paraprakisht kishin pasur ekipin më të shtrenjtë ndonjëherë në vitin 2020, ku atëherë vlera e tyre qëndronte në 1.12 miliardë euro. 

Katër ekipe në total raportohet se e kanë koston mbi 1 miliardë euro dhe ato janë Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Arsenal. 

Për më shumë, Liveprool, Tottenham, Aston Villa, Newcastle dhe West Hami që të gjitha bëjnë pjesë në top 20, me këtë të fundit që në një mënyrë ka ndërtuar ekip më të vlefshëm se sa të Barcelonës. 

Raporti financiar i Ligës Premier është nënvlerësuar nga fakti se 60 për qind e ekipeve në top 10 janë nga Anglia. 

Të vetmet klube evropiane në top 10 më të vlefshme janë Real Madrid, PSG, Juventus dhe Inter. 

Në verë, të gjithë mund të presin shpenzime marramendëse nga Liga Premier, teksa kujtojmë se verën e kaluar 20 klubet e elitës shpenzuan rreth 2 miliardë euro për përforcime