UEFA në mënyrë të çuditshme nuk ndau medalje fituese të Ligës së Evropës për tre yjet e Tottenhamit

Shtëpisë evropiane të futbollit, UEFA-s, e cila edhe e organizon finalen e Ligës së Evropës, i mbaruan medaljet për lojtarët e Tottenham Hotspur, teksa ata i dhanë fund pritjes 17-vjeçare për një trofe.

Goli i shpejtë i Brennan Johnson pasi topi u kthye nga krahu i Luke Shaw rezultoi të ishte goli i vetëm i finales nervoze të Ligës së Evropës.

Dhe më në fund, Tottenham mundi të fitonte një trofe për herë të parë që nga Kupa e Ligës e fituar në vitin 2008.

Megjithatë, ndërsa lojtarët e Spurs u rreshtuan në fushën e stadiumit San Mames për të marrë medaljet e tyre, drejtuesit e UEFA-s nuk kishin mjaftueshëm.

Kjo do të thoshte që kapiteni Son Heung-min duhej të largohej pa medalje ndërsa ngriti trofeun në ajër.

Ironikisht, tetë gjyqtarë morën medalje.

Përveç Sonit, duket se lojtarët kyç si Rodrigo Bentancur dhe Cristian Romero gjithashtu u detyruan të largoheshin pa medalje – megjithëse Spurs pa dyshim do të jenë në gjendje të sigurojnë disa shtesë për t’u siguruar që të gjithë kanë diçka për të përkujtuar fitoren.

Megjithatë, mungesa e medaljeve në qafën e tyre ka befasuar të gjithë që po shikonin festën e Spurs.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i tha disa fjalë Sonit – ndoshta duke e përgëzuar koreano-jugorin, ndoshta duke i kërkuar falje për gabimin – përpara se t’ia dorëzonte trofeun.

Dhe siç pritej, shumë fansa vërshuan në mediat sociale në përgjigje. /Telegrafi/