UEFA merr masa, flamuri i Kosovës vendoset në stadiumin e Murcias (FOTO)

Është vendosur flamuri i Kosovës në stadiumin e Murcias të Spanjës, aty ku sonte ”Dardantët” luajnë ndeshjen e dytë ndaj Islandës, pasi stadiumi i kombëtares islandeze është në renovim.

UEFA si duket ka marr masat e nevojshme, për ta vendosur flamurin e Kosobës, aty ku i takon, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që flamuri i Kosovës nuk ishte vendosur në stadium, derisa edhe emri i shtetit tonë në ekran është shfaqur me fusnotë.

Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir

Ndeshja Islandë – Kosovë nis nga ora 18:00, derisa ”Dardanët” kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1.