Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, ka hyrë në një negociatë me Relevent Sports në SHBA për të drejtat tregtare globale në garat e klubeve evropiane për meshkuj nga viti 2027, zbulon The Independent.
Çfarë do të thotë kjo është se finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s mund të mbahet së shpejti larg Evropës për herë të parë në histori, në Shtetet e Bashkuara.
Relevent Sports janë në krye të organizimit të garave të mëdha të futbollit në SHBA, pasi ia kanë dalë me Kupën e Amerikës në qershor.
Nëse UEFA arrin të nënshkruajë një marrëveshje me Relevent Sports, e cila është më se e mundshme, kjo do t’i jepte fund marrëdhënies së tyre me TEAM Marketing, të cilët kanë qenë përgjegjës për të gjithë markat e shquara të Ligës së Kampionëve.
Nëse marrëveshja me Relevent realizohet, do të linte më shumë se 170 njerëz pa punë në TEAM Marketing.