Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe presidenti i FIFPRO Europë, David Terrier, u takuan javën e kaluar në Tiranë, gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për të riafirmuar angazhimin e tyre në mbrojtje të shëndetit të lojtarëve dhe të ardhmes së qëndrueshme për futbollin europian.
Të dy presidentët nënvizuan rëndësinë e një ekuilibri midis kompeticioneve për klube dhe kombëtare, duke mbrojtur mirëqenien e lojtarëve përballë intensitetit të kalendarit. Ata ranë dakord se duhet të bashkëpunojnë UEFA, federatat kombëtare, ligat, klubet dhe sindikatat për të krijuar protokolle që mbrojnë lojtarët, duke ruajtur vlerat dhe përfitimet afatgjata të piramidës së futbollit europian.
Čeferin tha: “Futbolli kombëtar mbetet shtylla e identitetit dhe unitetit të Europës. Bashkëpunimi është më i rëndësishëm se kurrë”. Terrier shtoi: “Kemi përgjegjësi kolektive për të vepruar dhe siguruar mirëqenien e lojtarëve, duke garantuar që futbolli kombëtar dhe i klubeve të vazhdojë të frymëzojë e bashkojë”.
The post UEFA dhe FIFPRO në unison, marrin në mbrojtje ligat kombëtare dhe shëndetin e lojtarëve appeared first on Telesport.