Udhëheqësit e BE mblidhen nesër për situatën në Ukrainë – Von der Leyen: Asgjë nuk bëhet për Ukrainën pa Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen nesër (22 nëntor), në prag të Samitit të G20 në Johanesburg, për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Kështu thanë sot Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Ne folëm me Presidentin Zelensky. Diskutuam situatën aktuale dhe jemi të qartë se asgjë nuk duhet të bëhet për Ukrainën pa Ukrainën”, thanë Costa dhe von der Leyen në një postim në platformën X.

Presidenti ukrainas tha se i kishte “informuar” presidentin e Komisionit dhe presidentin e Këshillit Evropian për planin e Trump me 28 pika, për t’i dhënë fund pothuajse katër viteve të agresionit rus.

Edhe shefja e KE, Von der Leyen bëri një reagim:

“Lidhur me hapat e ardhshëm, udhëheqësit evropianë do të takohen nesër në margjinat e samitit të G20, pastaj në Angola, ku do të mbahet një samit i Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan”, tha Ursula von der Leyen në Platformën X.