Udhëheqësi i Lëvizjes së Deçanit në Mitrovicë, Ahmet Musa, që pas konvertimit në katolik mban emrin Shqiptar Shaljani, ka sulmuar kandidatin për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Arian Tahirin.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që të votohet kandidati Faton Peci, për të cilin ka thënë se është e ardhmja, shkruan Veriu.info.
Shaljani i konvertuar në katolik ka kohë që angazhohet për ndërtimin e një kishe në fshatin e tij të lindjes, në Bajgorë.
Aktivistët dhe drejtuesit e Lëvizjes së Deçanit duket se kanë marrë qëndrim kundër Arian Tahirit e pro Faton Pecit. Mendimi i tyre ka kohë që është formësuar.
Pos tij, edhe themeluesi dhe udhëheqësi i Lëvizjes së Deçanit, Pajazit Jashari, kishte vlerësuar lart Pecin.
Pajazit Jashari kishte komentuar disa herë për Pecin duke e vlerësuar lart personalitetin e tij.
“Trim dhe burrë fisnik, Faton Peci. Respekt!”, ky është një nga komentet e Pajazit Jasharit dedikuar Faton Pecit.










