Ish-deputetët e PDK-së, Adem Grabovci, Hajredin Kuçi, Rafet Rama, Isni Kilaj e veprimtari Hektor Beqiri, kanë vizituar sot krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, përmes një postimi në Facebook.
“Përshëndetje, nga vendi i vërtetësisë së sakrificës së luftës Çlirimtare të vendit tonë, Haga. Pas vizitës, tek bashkëluftëtarët tonë, kafe e biseda për, dhe rreth angazhimeve të ardhshme. Të përkushtuar për unifikim drejtë qëllimeve të përbashkëta. UÇK NA BASHKON.????????????????”, ka shkruar Grabovci.