“Ua kemi borxh fëmijëve tanë”, Rama në Skrapar: Pasaportën e BE-së do ta marrim brenda kësaj dekade

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, takimin e radhës elektoral e mbajti në qytetin e Skraparit.

Ai theksoi se falë programit të Partisë Socialiste, flamuri dhe dinjiteti i Shqipërisë është vendosur në vendin e duhur.

“Shqipëria ka arritur aty ku s’ka qenë kurrë dhe flamuri shqiptar sot vlerësohet dhe respektohet dhe dinjiteti i Shqipërisë është vënë në vend dhe ndaj ata kanë hapur dyert edhe për interesin të tyre, jo vetëm për interesin tonë.

“Na kanë dhënë tre vjet afat për t’i mbaruar negociatat. Kujt i kanë zgjatur tre vjet negociatat? Askujt. Fati e ka dashur, që të jemi në që të përmbushin profecinë e Gjergj Kastriotit”, theksoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se politika i ka borxh që fëmijëve shqiptarë t’u garantohet pasaporta e Bashkimit Evropian.

“Borxhi që u kemi fëmijët tanë është t’u lëmë pasaportë e BE-së dorë. Pasaportën do ta marrim brenda kësaj dekade. Koha e duhur, vendi i duhur dhe ka vetëm një forcë të duhur, e cila është në kohën dhe momentin e duhur që ta investosh votën pa e çuar votën dëm”, pohoi ai./abcnews.al