Liverpool fitoi 0-1 në transfertë ndaj Burnley, falë një penalltie, e shndërruar në gol nga Mohamed Salah në minutat e fundit shtesë. Një nga gjërat që ra në sy në këtë takim ishte zëvendësimi i hershëm i Milos Kerkez në minutën e 38-të dhe në vend të tij u aktivizua Andy Robertson.
Hungarezi nuk u largua për shkak të ndonjë dëmtimi, por ishte një zgjedhje e Arne Slot. Trajneri holandez ka shpjeguar pse veproi në këtë mënyrë. “E largova Milos Kerkez sepse nuk doja të mbeteshim me 10 lojtarë. Nuk isha i sigurt nëse ai nuk do shkaktonte një faull tjetër dhe do të na linte me një lojtar më pak dhe prandaj vendosa ta zëvendësoj për të mos rrezikuar”, tha Slot.
Kerkez u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë në minutën e 22-të dhe më pas, në minutën e 38-të u zëvendësua nga Slot. Kujtojmë se Liverpool pagoi 45 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit te Bournemouth, gjatë merkatos së verës. Një nga pikat e dobta të hungarezit është që ndëshkohet shpesh dhe shpejt me karton të verdhë, një problem që duhet ta korrigjojë sa më shpejt.
The post U zëvendësua pas 38 minutash lojë, Slot shpjegon pse e largoi nga fusha transferimin e bujshëm appeared first on Telesport.