Familja e palestinezes e cila u vra nga babai i saj në Tiranë, ka tërhequr trupin e të resë nga Instituti Mjekësisë Ligjore.
ABC News raportoi se familja e të resë ka dërguar një avokat në Shqipëri i cili ka tërhequr trupin e pajetë. Trupi i Rayyan Alwan është dërguar në Liban dhe më pas është dërguar në Berlin ku edhe është varrosur.
Vrasja e 24-vjeçares Rayyan Alwan dyshohet se ndodhi për çështje nderi. Burime për Abc News thanë se sipas verifikimeve rezulton se më datën 26 shkurt të këtij viti, një ditë para zbardhjes së ngjarjes në Tiranë, nëna e viktimës ka bërë një kallëzim në polici, në Gjermani pasi ka pretenduar se shantazhohej me një video intime të vajzës së saj, ku në këmbim i kërkoheshin para.
Nëna e 24-vjeçares është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që pas këtij shantazhi të qëndronte vetë vajza. Këtë gjë e ka dyshuar për shkak se vajza më herët ka dërguar disa shuma parash, por ka dashur t’i kryejë veprimet e vetme, çka ka bërë që nëna të ketë dyshime.
Teksa shprehet se ka qenë në dijeni që bashkëshorti i saj me vajzën kanë udhëtuar në Shqipëri më 19 shkurt, gjatë këtij udhëtimi dyshohet se vajza e ka vënë në dijeni babanë e saj për videon me të cilën po shantazhohej. /abcnews.al