Ligji për Kuvendin e RMV-së u miratua në Seancën e 130-të nga 82 deputetët në seancën e 130-të, në të cilën I shtohet pavarësia dhe shërbimet Kuvendit, transmeton Portalb.mk.
Planifikohen punësime të reja vjetore për shërbimet e Kuvendit, pas hartimit të Planit për punësim nga Sekretari I përgjithshëm. Ky I fundit do të ketë në krah Këshillin që do të formohet si një trup ndihmës.
“Ligji i mundëson mekanizmat e nevojshëm për menaxhimin e Kuvendit pavarësisht cila shumicë më tej do ta kryesojë. Konsideroj se bashkërisht e dhamë maksimumin për propozimin konsensual, kanë marrë pjesë të gjithë 123 deputetët pa dallim të përkatësisë së tyre politike”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Sipas tij, ‘Kuvendi si institucion ishte tërësisht i varur nga Qeveria, lidhur me pozitën e shërbimit, ekipimin e tij, avancimin dhe punësimin’.
Ai këtë votim e konsideron si një shembull I mirë se sa sukses mund të fitohet me zgjidhje konsensuale.
“Përbërjes së ardhshme të deputetëve i mbetet procesi të çohet deri në fund, të sigurohet pavarësi e plotë financiare dhe e sigurisë së Parlamentit, Kuvendi ta fitojë pozitën kushtetuese si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit legjislativ”, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, duke e llogaritur këtë votim si e mirë e përbashkët.