Bekir Halimi dhe Valon Belja, dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur “non grata” nga Shqipëria.
Njëri prej tyre, Bekir Halimi, ka dhënë detaje në Kosova Today rreth këtij zhvillimi.
Halimi tregoi më gjerësisht lidhur me aktivitetet e tij.
“Unë jam Hoxhë. Aktiviteti im është bazik, ligjërimi fetar, prirja e besimtarëve në aktivitetet fetare dhe kontributi jonë është në drejtim të zhvillimit tonë kombëtar,avancimi i statusit politik të shqiptarëve gjithkund ku jetojnë ata. Konkretisht në Maqedoni, sepse ne jemi pjesë e një shteti pjesë përbërese e ish-jugosllavisë”, deklaroi ai.
Ai theksoi se ka dhënë kontribut edhe në Kosovë.
“Kemi qenë pjesë e UÇK-së së Kosovës dhe UÇK-së në Maqedoni. Kemi pasur edhe poste komanduese”, shtoi Halimi.








