Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, ekipi i Bayer Leverkusen është gati të kompensojë me 6 milionë euro ish-trajnerin e tij, Erik Ten Hag. Ky i fundit u shkarkua dje pas vetëm tre ndeshjesh në krye të “aspirinave”.
Ndërkohë, trajneri holandez, nëpërmjet agjencisë së tij, komentoi mbi vendimin e klubit gjerman: “Këtë verë, lojtarët kryesorë që kishin kontribuar në sukseset e kaluara u larguan të gjithë”.
“Drejtuesit nuk më dha as kohën dhe as besimin e nevojshëm. Kisha ndjesinë se marrëdhënia nuk bazohej në besim të vërtetë të ndërsjellë“, tha trajneri.
Pavarësisht habisë dhe zhgënjimit të tij, Ten Hag falënderoi tifozët dhe i uroi ekipit gjithë të mirat për sezonin.
The post U shkarkuan pas vetëm 3 ndeshjesh, Ten Hag merr “shpërblimin” e majmë nga Leverkusen appeared first on Telesport.